Transmetuar më 15-04-2020, 08:28

Mes ekonomive të mëdha botërore, Italia do të paguajë çmimin më të lartë për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto mund të bjerë këtë vit në 9.1% dhe më pas mund të regjistrojë një rritje të kufizuar në vitin 2021 me +4.8%.

Është ky vlerësimi i bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në World Economic Outlook, ku parashikimi i bërë tre muaj më parë përkeqësohet me 9.6 pikë për shtetin fqinj, i cili parashikonte një rritje prej 0.5% për Italinë.

Emergjenca do të rrisë shkallën e papunësisë në të gjitha ekonomitë botërore duke çuar shtete të tëra në recension, ku për Italinë për vitin 2020 parashikohet në 12.7%, e ndjekur nga një rënie e papunësisë në 10.5% për vitin 2021.

Në Europë ndikimi në tregun e punës duhet të jetë i kufizuar, ku në Gjermania parashikohet të jetë nga 3.2 deri në 3.9%, ndërsa në Francë kjo shifër mund të shkojë në 10.4%.

Por pasojat më serioze priten në Spanjë ku këtë vit mund të shkojë niveli i papunësisë në 20.8%, për të zbritur në vitin 2021 në 17.5%./a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE