Transmetuar më 14-04-2020, 10:14

Pas prezantimit të bërë mbrëmjen e së hënës, Kryeministri Edi Rama publikon në mënyrë të detajuar se cilët punonjës përfitojnë pagesë direkte prej 40 mijë lekësh të reja dhe kur do të lëvrohet ajo.

Ai thotë se paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40 mijë lekë (400 dollarë) 176.000 mijë familje.

Kreu i qeverisë thotë se përfitojnë 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve; 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës dhe 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit.

“Nga data 20 prill shuma 40.000 lekë do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë këtyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë. Me konsolidimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit”, shkruan Rama. /a.y/noa.al

Nga të hequrit nga puna, te biznesi, Rama zbulon kush do marrë nga 400 mijë lekë

PËRDITËSIM LIVE