Transmetuar më 12-04-2020, 18:42

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, ish-portieri i Chelsea, në Angli, Peter Bonetti.

Bonetti numëronte 729 paraqitje për Chelsea dhe e ka mbajtur portën e paprekur në 208 ndeshje, ndersa ka fituar Kupën e Ligës 1965 dhe FA Cup 1970.

I njohur me nofkën ‘Macja’ për shkak të reflekseve të tij të shkëlqyera, Bonetti është i dyti me më së shumti ndeshje në historinë e “Bluve” të Londrës, pas Ron Harris.

Klubi i Chelsea ka ndarë disa fjalë pikëlluese për ish-legjendën e portës:

“Të gjithë ne jemi të pikëlluar për largimin nga jeta të ish-portierit brilant, Peter Bonetti. I shprehim ngushëllimë familjes së Peter”./a.k/noa.al/