Transmetuar më 12-04-2020, 14:52

Bota e futbollit është tronditur pas një atentati që i është bërë lojtarit 20-vjeçar nga Ekuadori.

Eduin Espinoza ishte në shtëpinë e tij kur u vra me armë zjarri nga persona ende të paindetifikuar.

Ngjarja tronditëse ndodhi mbrëmjen e kaluar. Ashtu si pjesa më e madhe e botës, futbollisti po qëndronte në shtëpi për shkak të masave shtrënguese në kuadër të situatës së koronavirusit.

Lajmi i hidhur u konfirmuar nga klubi i tij, Guajakuil. Ndërkohë policia vijon hetimet për të mësuar shkakun e vrasjen dhe për të identifikuar autorët që i morën jetën futbollistit./a.m/noa.al