Transmetuar më 12-04-2020, 14:35

Një episod vërtet absurd ka ndodhur sot në Vlorë, teksa shefi i Qarkullimit Rrugor në atë qytet, Rustem Plaka, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë sepse si pa të keq po luante futboll bashkë me miqtë e tij, në total 10 persona, në pyllin e Sodës.

Një shembull jo i mirë ndërkohë që popullsia ndodhet në karantinë, por edhe i rrezikshëm nga kontakti midis personave.

Personat në fjalë tashmë do t’ i nënshtrohen karantinës me detyrim për periudhën 14-ditore,  përtej masave të tjera në vijim.

VIDEO: Dashuria për futbollin, ndiqni pamjet si në Vlorë çajnë rrethimin për të luajtur lojën magjike…

Dashuria për futbollin, ndiqni pamjet si në Vlorë çajnë rrethimin për të luajtur lojën magjike…

Publiée par Panorama Sport sur Dimanche 12 avril 2020

Një tjetër punonjës i Policisë, me inicialet G.F., është pezulluar për “dështim në përmbushjen e detyrave”, sepse nuk ka marrë masë administrative ndaj “futbollistëve” të improvizuar.