Skandal në Vlorë/ Futbollistët amatorë çajnë rrethimin për tu stërvitur, pezullohen dy punonjës policie (FOTO)
Transmetuar më 12-04-2020, 13:09

Një ekip amator në Vlorë ka çarë rrethimin për të vijuar stërvitjen, ndërkohë që janë pezulluar të gjitha aktivitetet nga situata e koronavirusit.

Thuhet se grupi me emrin Labëria doli dje për stërvitje në Pyllin e Sodës sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Me ndërhyrjen e policisë, 10 persona u larguan dhe do të qëndrojnë 14 ditë në izolim. Gjatë kësaj kohe, do të mbikëqyren nga policia. Si pasojë e këtij veprimi, janë pezulluar nga detyra dy punonjës policie.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi Shefin e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që po luante futboll.

Pasi u konstatua se këta persona nuk kishin marrë masë administrative, nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra edhe i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara.

Shikoni fotografitë në fotogalerinë më sipër./a.m/noa.al

Loading...