Transmetuar më 11-04-2020, 22:20

Konfirmohen 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 283 të infektuar.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ku njofton se nga 130 teste kryera gjatë ditës së sotshme, 33 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Prishtina prin me numrin më të lartë të të infektuarve, respektivisht me 20 raste të reja.

IKShP njofton se gjatë ditës së sotme janë shëruar gjashtë pacientë me Covid-19.

Me rastet e fundit gjithsej në Kosovë janë shëruar 58 pacientë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan”, thuhet në njoftim./a.k/noa.al/