Transmetuar më 11-04-2020, 21:08

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, hyn në karantinë për shkak të 20 rasteve të fundit me koronavirus.

Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me koronavirus, prej të cilave 20 në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje-daljet në komunën e Prishtinës.

Në njoftimin e lëshuar nga ministria thuhet se:

“Obligohen të gjithë qytetarët që të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.

Ky vendim vjen me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë Covid-19 në Republikën e Kosovës./a.k/noa.al/