Transmetuar më 11-04-2020, 18:48

NASA thotë se katër objekte qiellore do të kalojnë ngjitur me Tokën gjatë fundjavës së Pashkës dhe njëri prej tyre ka gjatësinë e “Empire State Building”

Katër asteroide do të kalojnë ngjitur me Tokën. Këtë gjë e konfirmon NASA. Gurët gjigantë hapësinorë po ecin me një shpejtësi prej 100 mijë km në orë dhe i pari thuhet se ka kaluar pranë Tokës këtë mëngjes.

NASA i ka klasifikuar këto asteroide si objekte që kalojnë pranë Tokës dhe njoftoi se po i mban ato nën vëzhgim. Objekti më i madh është po aq i gjatë sa qiellgërvishtësi i njohur i “Empire State Building” që ndodhet në Nju Jork., raporton noa.al duke cituar raportin e NASA që publikoi sot Daily Star.

NASA parashikon që asteroidi i parë që quhet 2020 GMI do t’i kalojë Tokës në një largësi prej 3.7 milionë km apo sa nëntëfishi i distancës mes Tokës dhe Hënës.

Kjo mund të duket distancë e lartë, por në terma hapësinorë, është mjaft afër, duke qenë se çdo objekt që i kalon Tokës në një rreze prej 190 milionë kilometrash, NASA e konsideron si një objekt që po kalon pranë Tokës. /e.i/noa.al/