Transmetuar më 11-04-2020, 14:31

Koronavirusi ka paralizuar shumicën e shteteve, ku regjistrohet një numër i madh të prekurish, por edhe viktimash.

Ky virus është futur edhe në botën e futbollit, ku regjistrohen disa raste të prekurish. Edhe në futbollin shqiptar, janë tre raste të prekurish nga COVID-19, diçka që është pranuar nga vetë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ky i fundit në një prononcim të dhënë për “Në Fokus”, në “Tema TV”, është shprehur se janë 3 raste të prekurish nga bota e futbollit në Shqipëri, emrat e të cilëve nuk pranoi t’i thotë, duke ditur se një nga ta ka qenë pjesëtari i FSHF-së, Florian Riza.

Sipas Dukës dy nga këta të infektuar e kanë kaluar virusin, ndërsa një tjetër vazhdon të përballet me këtë virus.

PËRDITËSIM LIVE