Transmetuar më 11-04-2020, 02:10

Ish-futbollisti i Tiranës Florian Riza foli për herë të parë pasi u shërua nga koronavirusi. Intervista e tij tronditëse, ku tregohet se si Spitali Infektiv ishte në kushte mizerabël, ka bërë xhiron e rrjetit

Mirela Milori, ABC News: Më 10 mars ke pas shenjat e para? Sa ishte temperatura?

Florian Riza: 38 deri në 39 kisha temperaturë dhe ethe dhe nuk e kuptova çfarë është kjo, por duke qene se ishte një stinë virale, nuk u shqetësova. Me kalimin e ditëve kur bëhet dhe problematike temperatura e lartë, fillojnë dhe konsultat e para me njerëzit e familjes dhe mjekët. Nga konsultat me njerëzit e afërm më thanë që të merrja 127 në telefon dhe e kam bërë diçka të tillë. Pas ditës së gjashtë të temperaturës kam marrë 127 në telefon, u informova nga personi që flisja se duhet të vijoja të isha në shtëpi pasi ishte thjesht një virozë stinore dhe nuk kishte të bënte me Covid, se ishte një virozë stinore që do të vijonte deri në 7-10 ditë dhe më tha që të pija paracetamol.

Dhe sa ditë qëndrove në shtëpi pas telefonatës me 127?

Florian Riza: Vijova dhe tre a katër ditë të tjera, më pas telefonova sërish 127 për të kërkuar ndihmë se çfarë po ndodhte pasi ishte një temperaturë që zgjati 7-8 ditë dhe ishte e lartë, por nuk mora përgjigje dhe u detyrova që të shqetësoja doktorin Arjan Harxhi që ka ndjekur rastin tim. Pas kontaktit me të, ai më dha një antibiotik për të parë si do më reagonte trupi dhe temperatura vijoi sërish e lartë. Në darkë vendosëm që më 21 mars të shkoja në spital për të bërë një skaner për të parë se çfarë vatre infeksioni mund të kisha në trup. Në momentin që mbylla telefonin me doktorin, temperatura ra dhe unë kam djersitur dhe kur jam paraqitur në spital nuk kam pasur temperaturë, por pas skanerit kam parë se kisha një inflamacion të shkallës së mesme, por fillestar dhe duhet të shtrohesha në spital. Pasi u ekzaminua mushkëria, më bënë testin e COVID ku rezultova pozitiv.

Çfarë përjetove kur të thanë se je pozitiv me koronavirus?

Florian Riza: Unë jam ish-futbollist i Tiranës dhe kam mentalitetin e njeriut që nuk duhet të dorëzohet, dhe një nga arsyet është se kjo sëmundje ka nevojë për një moral të lartë dhe besim tek vetja, ndoshta kjo ka qenë një nga arsyet. Ditën që shkova në spital nuk kisha asnjë shqetësim, pasi unë e di trupin tim. Më tepër e gjithë historia ime është se 127 është një urgjencë që nuk iu vjen në ndihmë njerëzve, besoj se ky është një problem i madh, pasi 11 ditët me një temperaturë 39 është e vështirë që të përballohen nga secili.

A të bënë një pyetësor pasi more 127, se në bazë të tij ata dhe klasifikojnë nëse je apo jo i dyshuar me koronavirus?

Më bënë një test që unë i plotësoja kushtet për të qenë një i sëmurë me Covid, por faktori që ata nuk e morën parasysh ishte mosha dhe fakti që unë isha i vetëm në shtëpi dhe nuk kisha kë të infektoja, që ata e vlerësonin që unë s’kisha pse të shkoja në spital. Por unë jam një person që zhvilloj takime të shumta, jam një person shumë social, punoj në institucion që ka një punë në terren dhe kontaktet janë të shumta. Unë kam qenë jashtë shtetit dhe kam pasur aktivitete. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm, pasi unë nuk kam pasur dijeni se isha i prekur dhe ditët e temperaturës unë nuk kam ndenjur në shtëpi, por kam dalë dhe kam bërë pazar. Unë mund të kem qenë një person që mund të kem infektuar pa e ditur.

Sa qëndrove në spital?

Florian Riza: Në spital kam qëndruar nga e shtuna e 21 marsit deri të shtunën tjetër që kam marrë një antibiotik të fortë për të kuruar inflacionin fillestar të mushkërive, pastaj kam bërë një tampon që kam dalë negativ. Më pas kam bërë dhe analizën e gjakut përfundimtare që tregon se trupi ka fituar antitrupa dhe doktoreshë Esmeralda më tha se duhet të isha dhe dy javë në shtëpi për t’u siguruar.

Si ishte java në spital?

Florian Riza: Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjienës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, ushqimi. Vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve, sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Njerëzit aty kishin problematika nga më të ndryshme, por të kesh njerëz të uritur në spital, edhe pse në një gjendje të sëmurë me Covid. Nuk e mban vendi që në 2020 mos të kesh një pavijon, nuk e di se si certifikohen këto pavijone, që për mua sa i përket akomodimit, i përket vitit 1920. Por duke qenë se ishte i vetmi spital Covid, je i detyruar të durosh kushtet.

Po flasim për kushtet pasi për personelin mjekësor është ndryshe?

Florian Riza: Absolutisht pasi doktor Janaqi dhe doktoreshë Esmeralda kanë bërë një punë shumë profesioniste dhe pse në kushte të vështira. Po një pjesë të mirë infermieresh që janë të kualifikuara, unë nuk e di se si mund të quhet spital. Njerëzit kanë shkuar për t’u shëruar dhe jo për të përballuar ato kushte.

Ti e kalove makthin e keq të spitalit, paska qenë një gjë për të mos u kujtuar më?

Florian Riza: Unë jam njeri i mësuar pasi kam pasur mamanë të sëmurë prej vitesh dhe kam qenë i detyruar që të ndjek spitalet në Shqipëri, por pas vitit 2008 ku nuk kam shkuar më në spital, kam menduar se do të kishte një ndryshim, por fatkeqësisht janë më të rrënuar se ç’kanë qenë.

Del nga spitali dhe çfarë protokolli të rekomanduan mjekët?

Florian Riza: Protokolli është i qartë për të gjithë. Duhet të më çonin me ambulancë në shtëpi dhe unë nuk kam dalë nga shtëpia e kam akoma makinën në parkimin e spitalit. Më thanë se duhet të rrija dhe 14 ditë në shtëpi për të qenë plotësisht negativ, nesër kam ditën e fundit.

Si e kalon ditën në karantinë, që nga 10 marsi deri tani?

Florian Riza: Unë në karantinë jam ditën që kam dalë nga spitali, pasi ditët e tjera unë luaja futboll dhe pse isha me temperaturë. Unë në shtëpi vijoj që të ushtroj aktivitet, dhe stërvitem si sportistët dhe ish-sportistët. Pjesën tjetër duke parë lajmet dhe duke u informuar se çfarë ndodh në botë.

Ku mund të jesh infektuar me Covid?

Florian Riza: Kur kam folur me 127 kam dashur që t’i tregoj çdo të vërtetë apo kur kanë dashur që të bëjnë hetimin epimidiologjik kam qenë shumë i sinqertë. Jeta ime gjatë shkurtit ka qenë shumë aktive kam qenë thuajse në çdo vend dhe kam takuar vazhdimisht njerëz, nuk e konceptoj dot ku mund të jem infektuar.

Historia jote jashtë shtetit si ka qenë, ke pasur ndonjë udhëtim në këto vendet siç është Italia apo vendet e përhapura koronavirusi?

Florian Riza: Kam qenë në Frankfurt dhe në Federatën Gjermane të Futbollit në fillim të shkurtit dhe në datën 17-20 kam qenë në Gjenevë në institucionin më të lartë evropian që është UEFA. Në të dy këto vende kam qenë dhe udhëtimet kanë qenë nga Frankfurti, për herë të fundit ka qenë 20 shkurt që daton dhe kthimi im nga Gjeneva.

U ktheve në shtëpi dhe dëgjoje lajmet, pasi është pandemia që po e ul në gjunjë shëndetësinë siç kam parasysh, Italinë, Spanjën, SHBA, si ndjehet një person që e ka pasur këtë virus dhe e shikon se me çfarë është përballur?

Florian Riza: Unë nuk kam fare, mendoj se kërcënimi është më shumë mediatik sesa real, njerëzit duhet ta kuptojnë se ky është një grip që shumë mund të mos e kuptojnë, apo për një pjesë të mirë që e kalojnë në mënyrë të lehtë fatalitete janë shumë të vështira, por janë pjesë e jetës. Kjo është jeta dhe unë dua të besoj se kërcënimi në emër të këtij virusi është më i dëmshëm se vetë virusi.

Flor Riza, ish futbollisti i Tiranes, i sheruar nga Covid 19 👍💪!Duke i uruar Florit, shendet te plote atij dhe familjareve te tij, ndiqni se cfare rrefen per kushtet e “shendetesise falas” ne Shqiperi!

Publiée par Enkelejd Alibeaj sur Jeudi 9 avril 2020

Nesër dita e fundit në karantinë?

Florian Riza: Nesër është si ditë dhe si natë pasi mbyll plotësisht ditët e mia në karantinë.

Ke qëndruar ndonjëherë kaq shumë mbyllur?

Florian Riza: Një person që ka operuar gjurin por patjetër deri në 3 javë jo një muaj.

Çfarë do të bësh kur të dalësh nga karantina?

Florian Riza: Unë nuk kam listë por gjërat e përditshme që më kanë munguar.