Transmetuar më 10-04-2020, 23:45

Legjenda e Liverpulit, Kenny Dalglish ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit. Aktualisht ndodhet në spital dhe nuk ka shenja të sëmundjes, njoftoi familja e tij.

Që prej ditës së mërkurë (8 prill), ish-kampioni i futbollit shkoi në spital për trajtimin e një infeksioni që përfshinte antibiotikë intravenozë. Gjatë kontrollit rutinë, 69-vjeçari bëri edhe testin e koronavirusit.

“Papritur, rezultati i testit doli pozitiv por ai mbetet pa shenja të sëmundjes”, tha familja e Dalglish, raporton noa.al duke cituar BBC.

Në deklaratë thuhej se dëshiron të falenderojë stafin mjekësor të Britanisë së Madhe për dedikimin, forcën dhe sakrificën që po tregon ndaj pacientëve të sëmurë me koronavirus.

Ish-sulmuesi i famshëm skocez korri suksese të mëdha në Britaninë e madhe dhe në Europë duke fituar 4 kampionate skoceze si lojtar dhe 8 kampionate si lojtar dhe trajner i Liverpulit./a.m/noa.al