Transmetuar më 09-04-2020, 19:02

Aktori i njohur turk dhe mjaft i pëlqyer nga shqiptarët, Kivanç Tatlitug, është shtruar për një javë në spital, pasi manifestoi simptoma të koronavirusit.

Ndonëse nga analizat rezultoi negativ ndaj Covid-19, ai u mbajt në spital, për shkak se kishte temperaturë dhe kollë.

Nga ekzaminimet e thelluara të mjekëve, rezultoi se Tatlitug kishte pneumoni të rëndë në mushkëri, çka bëri që të shtrohet.

Por gjatë mesnatës mes të mërkurës dhe të enjtes, ai ka dalë nga spitali, në gjendje më të mirë.

Vendimi për të dalë natën, është marrë për t’i shpëtuar vëmendjes së mediave.

Aktualisht ai ndodhet i vetizoluar në shtëpi bashkë me të shoqen. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE