Transmetuar më 09-04-2020, 16:57

Ditën e sotme këngëtarja Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen e saj të 27-të.

Por ashtu si shumicën e shqiptarëve, edhe këngëtaren dhe familjen e saj, kjo festë e gjen në karantinë.

Bashkëshorti i saj, aktori i humorit Besart Kallaku, ka ditur që të gjejë mënyrën për ta surprizuar.

Ai e ka zbukuruar sallonin e shtëpisë me tollumbave dhe me numrin 27. Natyrisht Xhensila në zgjim ka mbetur e emocionuar, duke ndarë pamje nga surpriza e të shoqit.

Nga ana e tij Besi ka bërë një urim edhe në rrjetet sociale, ku shkruan, “Urime ditëlindjen treçereku im më i mirë. Jo çdo ditë është e bukur, por ç’do ditë ka bukurinë e saj dhe ti je bukuria e ditëve tona. Mami Xhensila, shyqyr që të pruni Zoti afër meje që po i shtyn këto ditët e karantinës pa mërzitje. Porosita shumë dhurata për ty por nuk mi sollën dot sepse nuk lejohet të dalësh. Kështu që po ta organizoj në kushte shtëpie. Të dua”. /a.y/noa.al