Transmetuar më 09-04-2020, 16:30

Shkon në 30 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, pasi gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një vajzë e re.

Në raportin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se bëhet fjalë për një 27-vjeçare nga Kumanova, e cila ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së mërkurës.

Mësohet se gruaja kishte rreth një javë që kishte sjellë në jetë një fëmijë, i cili fatmirësisht nuk rezulton i infektuar.

Sakaq gjatë orëve të fundit janë konfirmuar edhe 46 raste të reja, duke e çuar në 663 numrin total të të prekurve. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE