Shënohet tjetër viktimë nga Covid-19 në Kosovë, shifrat e orëve të fundit
Transmetuar më 09-04-2020, 07:55

Viktima e shtatë pasi humbi betejën me koronavirusin është regjistruar dje në Kosovë.

Rasti i fundit ishte një grua 66-vjeçare, e cila u konfirmua me Covid-19 më 4 prill.

Që prej asaj dite qëndroi në trajtim intensiv në Klinikën Infektive. Viktima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese: Diabet Melit tip 2, Hypertensio arterialis dhe Insufficientio renalis acuta, njofton IKSHPK.

Gjatë orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 224 totalin e të infektuarve.

Ndërkohë janë shëruar edhe 7 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37./a.m/noa.al

Loading...