Transmetuar më 08-04-2020, 22:25

Aktori i humorit Sejfulla Myftari ka treguar mbi ditët e tij në vëtizolim. Me humorin që e karakterizon, Cekja u “ankua” se konsumon përditë ashure dhe si në çdo familje debatet nuk mungojnë si pasojë e qëndrimit të tepërt në shtëpi.

Duke folur në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ai tha për gruan se, “Kjo e shkreta u merua, se jam edhe me çunin dhe secili nga ne ka preferencat e tij. Dua mish me fasule, dua gjë tjetër, e më the të thashë. Kjo e shkreta gatuan dhe vetëm gatuan. U çamë duke ngrënë ashure, darkë më darkë ashure. Edhe zihemi! Po ndenje në shtëpi do bësh debate, do zihesh. Më thoshte ime shoqe “nuk u mblodhe njëherë në shtëpi”. Ja i thashë u mblodha… Po mbusha tre ditë e nuk lëviz, iki vetë pastaj. Paradite dal një ore në një mini-lulishte që kemi afër, tek pull vetëm. Kur më afrohet njeri u them ‘të lutem se më pret një shok në telefon, i flas nga jashtë…”!

Cekja tha se i mungon shoqëria dhe qyteti i Sarandës, në të cilin kalonte çdo fundjavë para se të vetizolohej në shtëpinë e tij.

“Më mungojnë daljet, shoqëria. Dhe Saranda, se kam shtëpi aty dhe në Pogradec. Të paktën një herë në javë jam aty. Plus koncertet të cilat shumë u anuluan. Dasmat, pa lëre koncertet”, përfundoi me humor ai.