Transmetuar më 08-04-2020, 22:25

Aktori i njohur britanik Paul Danan ka rrëfyer detaje “të nxehta” nga lidhja e tij e hershme me modelen e njohur, Kelly Brooke.

Me sa duket karantina e ka bërë aktorin e njohur të rrëfejë ndoshta më shumë seç duhet për “Dapper Laughs”.

41-vjeçari ka pranuar se ka qenë në një lidhje 6 mujore me modelen Kelly Brooke, kur ndiqnin shkollën e aktrimit.

Madje ish-ylli i “Hollyoaks” zbuloi se kishte qenë vetë ai që i dha fund lidhjes pasi kishin interesa e drejtime të ndryshme në jetë, pavarësisht se për të Kellyn e donin të gjithë.

Por nuk kanë qenë këto deklaratat më të papritura të aktorit.

Paul tha se pasi mbaronin shkollën ai e merrte gjithmonë modelen në shtëpi.

Danan rrëfeu se një moment i kapi gjyshi i tij të dy në shtrat, e madje Kellyt i kishin ikur recipetat duke nënkuptuar që gjoksi i saj i bëshem ishte i gjithi jashtë./a.k/noa.al/