Transmetuar më 08-04-2020, 16:58

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka ndarë eksperiencën e saj të karantinës prej koronavirusit.

Gjithçka teksa ishte një ditë më parë në një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”.

Gjatë bisedës me Bieta Sulon, Fjolla tregoi rutinën e këtyre ditëve.

Këngëtarja zbuloi se bën të gjitha punët e shtëpisë, por veçoi gatimin si të preferuarin e saj, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimet tradicionale.

Madje gjatë këtyre ditëve, Fjolla pranoi se është duke konsumuar më shumë se zakonisht dhe deri tani ka shtuar plot 5 kilogramë.

PËRDITËSIM LIVE