Transmetuar më 08-04-2020, 14:00

Robert Berisha duket se nuk e ka ndërmend të respektojë rregullat e izolimit.

Pasi u kthye nga ShBA, ai qëndroi për 14 ditë në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ai u shpreh se do të qëndronte me familjen e tij dhe do të kalonte më shumë kohë me vajzën Renee.

Por në një komunikim për emisionin “Ora 7”, tregoi se si i erdhi policia për ti konfiskuar instrumentet pasi po mbante një ‘koncert’ me miqtë.

“Kur janë futur të tjerët në dhomë aty tek unë, i kemi thyer rregullat sepse nuk lejohej grumbullimi në dhomë. Të nesërmen ka ardhur policia dhe i kanë konfiskuar instrumentet sepse nuk lejohet që të mbahen koncerte", u shpreh Roberti./a.m/noa.al