Shënohet viktima e pestë nga koronavirusi në Kosovë
Transmetuar më 08-04-2020, 07:43

Një tjetër pacient me koronavirus ka ndërruar jetë gjatë orëve të fundit në Kosovë duke e cuar në pesë numrin total të viktimave.

Rasti i fundit kishte sëmundje të tjera shoqëruese si: infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua mbrëmjen e kaluar nga IKSHPK.

Nga 2352 mostrat e dyshimta e Covid-19, deri tani janë shënuar 184 të infektuar me 19 rastet e reja gjatë orëve të fundit.

Sakaq sqarohet se edhe 4 viktimat e tjera kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /a.m/noa.al

Loading...