Andrea Bocelli, koncert pa publik për Pashkë: “Përqafojmë” zemrën e botës së plagosur
Transmetuar më 07-04-2020, 23:54

Tenori i njohur italian Andrea Bocelli do të mbajë një koncert pa publik për Pashkë në Duomo, në Milano.

Koncerti do të jetë të dielën e kësaj jave në orën 19:00.

"Disa ditë më parë e kam marrë në telefon” – ka thënë kryetari i bashkisë, Giuseppe Sala, në videon që çdo ditë poston në rrjetet e tij sociale – dhe ai ka thënë ‘prezent’ dhe të thënit prezent do të thotë që do të jetë këtu në Milano në orën 19 të dielen e Pashkëve në një Duomo bosh.

"Në ditën që festohet besimi në jetën që triumfon, jam i nderuar dhe i lumtur t’i përgjigjem ‘Po’ ftesës së qytetit dhe Duomos së Milanos", ka thënë Andrea Bocelli i cili konfirmuar koncertin e Pashkëve në Duomo.

"Besoj në forcën e lutjes së bashku, besoj në Pashkët e krishtera, simbol universal i një rilindjeje, në të cilën, besimtarë dhe jo besimtarë, kemi nevojë tani”- shton tenori, i cili do të shoqërohet nga Emanuele Vianelli, organist i Katedralës.

“Falë muzikës, që do të jepet në streaming, do të përqafojmë këtë zemër që rreh të Botës së plagosur. Milanoja bujare, aktive, kurajoze dhe e gjithë Italia do të jenë sërisht dhe shumë shpejt, një model fitimtar, motor i një rilindje për të cilën të gjithë shpresojmë. Do të jetë një gëzim ta dëshmojmë, në Duomo, në festën që ngjall misterin e lindjes dhe rilindjes", tha Bocelli më tej.

Koncerti, pa publik, do të transmetohet nga ora 19:00 të dielë më 12 prill, në kanalin YouTube të tenorit me famë botërore./a.k/noa.al/

Loading...