Ermal Mamaqi tregon pse i preu flokët: Do ta mbaj mend gjatë
Transmetuar më 07-04-2020, 23:14

Aktori i humorit Ermal Mamaqi gjatë këtyre ditëve të vetëizolimit, i preu flokët shkurt, gjë që e kanë bërë edhe shumë të tjerë.

Ai ka treguar këtë pasdite në emisionin “Rudina” se përse e bëri këtë gjë.

“Ishte e momentit, një nga improvizimet e çastit, e shfrytëzova për të qenë edhe më rehat kështu sepse të them të drejtën kur rriten flokët nuk ke berber ose parukier”, tha ai.

Në lidhje me vetëizolimin, Mamaqi u shpreh se është ambientuar shumë mirë, por gjithsesi është një pjesë e jetës që do ta mbajë mend gjatë.

“Jemi ambientuar, do thosha aq shumë jemi ambientuar sa nuk e di si do ndyshojmë që të shkojmë në punë kur të lirohemi. Është një pjesë e jetës që do ta mbaj mend gjatë”, tha ai./a.k/noa.al/

Loading...