Foshnja 12 javëshe me koronavirus, nëna e dëshpëruar: Gjëja më e keqe që kam dëgjuar
Transmetuar më 07-04-2020, 23:06

Një foshnje 12-javëshe është regjistruar si rasti më i ri me koronavirus në Britaninë e Madhe.

Nëna e saj, Jade Watson nga Lancashire deklaroi se një mjek në spitalin Royal Blackburn hodhi poshtë mundësinë se vajza do të infektohej duke thënë se nuk transmetohet tek foshnjat.

Por 24 orë më vonë, mësuan se vogëlushja Winter-Rose Watson ishte pozitive ndaj infeksionit Covid-19. E dëshpëruar, nëna tha se nuk donin ta testonin vogëlushen nëse ishte e infektuar, ndonëse kishte temperaturë të lartë.

Siç raporton SWNS, nëna 27-vjeçare tha: “Kjo më mërziti shumë dhe ata mund ta shihnin qartë. Telefonova 111 dhe më këshilluan që të qëndroj në shtëpi. Por rreth orës 5 të mëngjesit të premten (3 prill), vura alarmin për ta kontrolluar dhe ishte më e nxehtë se më parë. Nuk kisha nevojë ta prekja dhe dukej i nxehti që dilte nga vajza. Ajo mezi po merrte frymë”.

Jade telefonoi një ambulancë, e cila arriti tre orë më vonë në shtëpinë e saj. Mjekët vendosën që ti bënin testin e koronavirusit. Teksa prisnin rezultatet, i dhanë antibiotikë që nuk dhanë asnjë efekt.

Mëngjesin e së shtunës iu konfirmua se vogëlushja ishte pozitive, por nuk dihet ku u infektua. E dëshpëruar, nëna tha: “Ishte gjëja më e keqe që kam dëgjuar në këtë botë”.

Gjejndja shëndetësore e vogëlushes është përmirësuar dhe të hënën doli nga spitali. Ajo do të qëndrojë në izolim për 14 ditë./a.m/noa.al

Loading...