Transmetuar më 07-04-2020, 22:52

Gjatë 24 orëve të fundit, 1,690 persona kanë gjetur vdekjen nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri total i viktimave ka arritur në 12,561.

Gjatë këtyre orëve janë shënuar edhe 24,661 raste të reja duke e çuar në 391,665 numrin total me Covid-19.

Nga të infektuarit, 9,169 pacientë janë në gjendje kritike ndërsa 21,561 persona janë shëruar plotësisht. Shteti më i prekur mbetet Nju Jorku me 731 vdekje gjatë orëve të fundit, duke e cuar totalin në 5,489.

ShBA vijon të regjistrojë çdo ditë shifra tronditëse. Në rang global, renditet në vendin e parë me shifrat më të larta të të infektuarve dhe në vendin e tretë pas Italisë dhe Spanjës për numrin e viktimave.

Franca ka regjistruar shifrën më të lartë të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit me 1,417 viktima./a.m/noa.al