Transmetuar më 07-04-2020, 22:37

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epidemia e koronavirusit godet në mënyrë jo proporcionale afroamerikanët dhe latinoamerikanët.

Kjo është ajo çka del nga statistikat, akoma të pazyrtarizuara, që japin alarmin mbi dobësinë e minorancave, shkruan portali “The Hill”.

Jo të gjitha Shtetet ndajnë të dhënat mbi bazën etnike, por disa shifra janë veçanërisht shqetësuese: në Louisiana 70% e të vdekurve janë me ngjyrë, pavarësisht se afroamerikanët janë 32% e popullsisë.

Në Michigan dhe Illinois, afroamerikanët përfaqësojnë një të tretën e të prekurve dhe 40% të viktimave, por janë respektivisht 15 dhe 14% e popullsisë.

Në Chicago njerëzit me ngjyrë janë 68% e 118 të vdekurve dhe gjysma e të infektuarve, por janë vetëm 30% e popullsisë.

Ndërkohë deputeti demokratik Joaquin Castro ka raportuar incidencën (raste të reja) e lartë të latinoamerikanëve në mes të të infektuarve.

Shteti i Neë York nuk bën këto statistika, por harta e të prekurve aty tregon që pjesa më e madhe e rasteve përqëndrohet në zonat më të varfëra.

Në mungesë të të dhënave të sakta mund të bëhen vetëm hipoteza.

Por sigurisht mes minorancës ka një numër të madh punëtorësh të ekspozuar, që nuk mund të bëjnë smart working (punë inteligjente). Kështu siç janë probleme të përhapura të obezitetit, diabetit dhe problemet kardiake./a.k/noa.al/

Të nderuar lexues. Ky lajm vjen për publikun shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencisë kombëtare të lajmeve NOA dhe agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, realizuar më 27.02.2020.