Transmetuar më 07-04-2020, 22:03

Një grua ka gjetur zgjidhjen ideale për ti thënë ‘Po’ të gjitha kërkesave të fëmijëve gjatë izolimit nga pandemia e koronavirusit.

Nëna Katie Eborall, në bashkëpunim me bashkëshortin krijuan ‘kavanozin magjik’ për djalin e saj Max, 5 vjeç dhe Evie, 2 vjeçe.

Krijimi i tyre i lejon fëmijëve që të shkruajnë nga një letër dhe ta fusin në kavanoz. Të gjitha dëshirat duhet të realizohen sapo të përfundojë izolimi. Katie, 35-vjeçe kuptoi që ideja e saj ishte e mirë dhe zgjodhi ta bënte publike për ti ardhur në ndihmë prindërve të tjerë.

Në një shkrim në Facebook, ajo u shpreh: “Sa herë që ne dëshirojmë të bëjmë diçka, të shkojmë diku, të shohim dikë që duam, të vizitojmë një vend të ri, të ftojmë njerëz të na vizitojmë, ne duhet ti shkruajmë në një letër dhe ti fusim në kavanoz. Kur e gjithë kjo të përfundojë, do ta shohim listën dhe do të jemi më shumë mirënjohës edhe për gjërat më të vogla në jetën tonë”.

Katie zbuloi edhe disa prej dëshirave të fëmijëve, të cilat nuk kishin të bënin aspak me lodra.

Në dy letra shkruhej, “Të qëndrojmë në shtëpinë e gjyshes” dhe “Të shkojmë për të ndërtuar një kështjellë prej rëre në plazh”.

Siç raporton Daily Mirror, që prej publikimit të idesë, Katie thotë se ka marrë shumë mesazhe nga prindërit e tjerë që e përgëzojnë për idenë./a.m/noa.al