Transmetuar më 07-04-2020, 20:43

Një 51-vjeçar në Kosovë që u plagos gjatë punës, rezultoi pozitiv edhe ndaj koronavirusit.

Mbrëmjen e kaluar, ai u shfaq në Klinikën Emergjente të QKUK-së me lëndime të lehta të krahut, por mjekët vunë re edhe shenja të sëmundjes së re që ka prekur të gjithë botën.

Gjatë natës, ai u largua nga dhoma e izolimit duke vënë në rrezik edhe të tjerët, ndonëse në korridore kishte edhe zyrtarë të policisë.

“Tek ne erdhi ai pacient. Ne ishim duke e trajtuar, dyshuam se po ashtu ishte prekur nga Covid 19. E izoluam rastin por ai në mbrëmje kishte ikur nga klinika”, thanë për Express mjekët e Emergjencës.

Mjekët lajmëruan policinë e Kosovës se personi në fjalë nuk gjendej në Klinikë dhe vendndodhja e tij u lokalizua ditën e sotme./a.m/noa.al