Shpenzoi 70 mijë euro me gjyqe, flet peshëngritësja shqiptare: Fatkeqësi që kam lindur në një shtet të vogël
Transmetuar më 07-04-2020, 19:37

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka përgënjeshtruar rezultatet e testit të dopingut ku doli pozitive duke sqaruar se gjithçka ndodhi për shkak të Shqipërisë.

Ajo u shpreh se shpenzoi 70 mijë euro në gjyqe dhe nuk mori asnjë ndihmë nga shteti shqiptar për të mbrojtur veten. Pavarësisht kritikave, u shpreh krenare për vendin e saj.

Në një prononcim për “Supersport”, Romela Begaj tha: “Më vjen shumë keq që e them, por është fatkeqësi që kam lindur në një shtet të vogël dhe pa mbrojtje. Jam krenare që jam shqiptare, por ato dieta ushqimore që jepnin është një skandal i vërtetë. Nuk kisha asnjë përkrahje e pse janë shumë medalje që kam sjell në Shqipëri.

Puna e dënimit është një çështje e thellë pasi mirë herën e parë, po e dyta? Jam betuar në kuran dhe për flamur që jam e pastër e do të vazhdoj ta them gjithmonë. Nga shteti më kanë thënë shumë herë që do të më ndihmojnë, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.”

Peshëngritësja theksoi se nuk do ta mbyllë karrierën dhe do të ngrejë sërish flamurin shqiptar./a.m/noa.al

Loading...