Transmetuar më 07-04-2020, 19:21

Koronavirusi ka prekur pothuajse cdo vend të botës dhe ka shkaktuar kolaps në sistemet shëndetësore. Bashkimi Europian ka dhënë ndihmën për partnerët duke ofruar 15 miliardë euro për luftën ndaj koronavirusit.

Lajmin e dha presidentja e PE, Ursula Von Der Leyen me anë të një njoftimi në Twitter ku tha: “Ne do të fitojmë këtë luftë vetëm me reagim të koordinuar global. Kjo është arsyeja përse BE do të sigurojë më shumë se 15 miliardë euro për të ndihmuar partnerët në mbarë botën për të luftuar koronavirusin”.

Ursula Von Der Leyen nuk dha detaje se tek cilat shtete do të ndahet shuma e ofruar nga BE.

Kujtojmë se para disa ditësh u nënshkrua marrëveshja e Shqipërisë me BE-në, të cilët ofruan 4 milionë euro në fushën e shëndetësisë për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore./a.m/noa.al