Parashikimi i motit për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2020
Transmetuar më 07-04-2020, 18:25

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qendër të pozicionuar në Europën verilindore e cila do të vazhdojë të influencojë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të stabilizuar.

Të martën e sotme moti ishte me kthjellime në zonën veriperëndimore dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Temperaturat shënuan rritje në mesditë duke arritur 17 gradë Celsius në zonat malore, 24 në zonat e ulëta dhe 21 në bregdet.

Për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2020, mot i kthjellët parashihet të jetë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore, citon noa.al, buletinin e Shërbimit Metereologjik të Forcave Ajrore.

Era pritet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 2-8m/s, ku përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë intensitet deri në 15m/s. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat parashikohen: vendet malore 2°C deri në 18°C vendet e ulëta 6°C deri në 24°C vendet bregdetare 8°C deri në 22°C /noa.al/

No photo description available.

Loading...