Koronavirusi po kultivohet te minjtë, fituan imunitet. Shpresë konkrete për vaksinën PIV5
Transmetuar më 07-04-2020, 18:13

Një studim i ri që po kryhet te minjtë ofron shpresë për nxjerrjen e një vaksine të re kundër koronavirusit. Ky studim i fundit ka arritur t’i mbrojë minjtë kundër MERS-it, një virus që ka mjaft ngjashmëri me virusin e ri COVID-19.

Siç raporton prestigjiozja britanike, The Independent, shkencëtarët sugjerojnë se e njëjta metodë mund të ketë efekt edhe kundër SARS-CoV-2, virusi përgjegjës për pandeminë aktuale COVID-19, citon noa.al.

Gjatë studimit, shkencëtarët përdorën një virus tjetër që është i padëmshëm për njerëzit dhe i cili është krijuar në mënyrë të tillë që të prodhojë glicoproteinën. Minjtë morën nga një dozë të vetme të virusit. Kur të njëjtët minj u ekspozuan ndaj një doze vdekjeprurëse të MERS-it, katër javë më vonë, që të gjithë mbijetuan. Ata minj që kishin bërë vaksinën, ngordhën.

Shkencëtarët tani shpresojnë se mund ta përdorin këtë virus të padëmshëm të njohur si virusi 5 apo PIV5 për të prodhuar vaksinat për të tjera sëmundje të koronavirusit.

“Studimet tona të reja tregojnë se PIV5 mund të shërbejë si një platformë e dobishme vaksine për sëmundjet e koronavirusit, përfshi këtu SARS-COV-2, virusi që po shkakton edhe pandeminë aktuale COVID-19”, tha Pol Mekrei (Paul McCray), profesor në UI Carver College of Medicine dhe një prej autorëve të studimit. /e.i/noa.al/

Loading...