Transmetuar më 07-04-2020, 16:01

Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, ndonëse u shkëputën nga familja mbretërore, e ndoqën gjatë fjalimit të mbretëreshës Elizabeth, i mbajtur në 5 prill 2020.

Në fjalën e saj sovrania, ftoi gjithë qytetarët britanikë që të rrinë në shtëpi dhe të jenë të fortë në përballjen me koronavirusin, duke ngjallur emocione të forta.

Me sa duket edhe çifti “rebel”, u prek nga fjalimi, siç tregoi Omid Scobie.

“E perceptuan jo vetëm si demonstrim të një lidere eksperte, por edhe si një mesazh të ngrohtë dhe sigurie”, saktësoi editori i familjes mbretërore.

Jo vetëm kaq, por mbretëresha pas fjalimit ka komunikuar edhe në telefon me nipin, madje Harry i ka ofruar gjyshes mbështetjen e tij personale, para transmetimit.

Pavarësisht të gjitha gjesti i Harry është cilësuar si një veprim i bukur.

Nga ana tjetër Harry dhe Meghan kanë mbyllur profilet e tyre sociale dhe po mendojnë që të gjejnë një shtëpi në Malibu, SHBA. Duke qenë se mbretëresha iu ka ndaluar përdorimin e markës Royal Sussex ndodhen në vështirësi, mirëpo është babai i Harryt, princi Charles ai që i ka mbështetur në këtë periudhë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE