Transmetuar më 07-04-2020, 14:58

Një e moshuar e cila kishte dalë pa leje për të bërë pazar është pyetur nëse e di që pensionistët nuk lejohen të dalin, prej emergjencës së koronavirusit.

“A hanë pensionistët?A hanë”, u përgjigj ajo, duke shtuar “as pensionin s’ma ka sjellë njeri, as më ka pyetur a jam gjallë a kam vdekur”.

Më tej shtoi se nuk di të dërgojë mesazh për leje dhe se ka telefon të thjeshtë.

“Masat janë shumë mirë dhe për të mirën tonë janë. Unë s’kam njeri, ne jemi popull pa kulturë, jemi bagëti dhe s’kemi për tu bërë njerëz kurrë”, tha e moshuara për ‘Abc’.

PËRDITËSIM LIVE