Transmetuar më 07-04-2020, 14:21

Shtohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë, duke çuar në katër numrin e të vdekurve.

Mësohet se ditën e sotme ka gjetur vdekjen një pacient 65-vjeçar, i cili ka pësuar atak kardiak.

Gjatë ditës së sotme janë testuar 13 mostra, ku pesë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 2106 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 170 raste.

Sakaq sqarohet se 4 viktimat kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE