Transmetuar më 07-04-2020, 13:54

Ministria e Brendshme njofton se Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, ka përpunuar një listë me institucione të cilave do t’u mbulojë nevojat, ku dominojnë institucionet shëndetësore, policia dhe kategoritë e tjera në gatishmëri.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP), në zbatim të VKM-së nr. 82, datë 14.2.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime”, i ndryshuar, është ngarkuar në cilësinë e organit qendror blerës për zhvillimin e procedurave të prokurimit, për plotësimin e nevojave të autoriteteve kontraktore, për mallrat dhe shërbimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

Bazuar në VKM nr. 243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, si dhe në njoftimet e Agjencisë së Prokurimit Publik, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka vlerësuar domosdoshmërinë e vijimit të procedurave të prokurimit që zhvillohen prej saj, vetëm për ato objekte prokurimi dhe institucione që kanë nevoja të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin, ose të lidhura ngushtësisht me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Për sa më sipër, njoftohen të gjitha autoritetet kontraktore zbatuese të VKM-së 82/2018 si dhe operatorët ekonomik të interesuar, se Agjencia e Blerjeve të Përqendruara do të vijojë procedurat e prokurimit të mallrave dhe shërbimeve, ku janë përfshirë vetëm nevojat e autoriteteve kontraktore:

-institucione shëndetësore (spitale, kujdesi shëndetësor, urgjenca mjekësore, shëndeti publik, etj);

-institucione të ekzekutimit të vendimeve penale;

institucione të Policisë së Shtetit;

-institucione të Forcave të Armatosura;

-institucione të tjera, vetëm kur kërkesat për prokurim të përqendruar janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës së tyre, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin, ose të lidhura ngushtësisht me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Objektet e prokurimit të procedurave që do të vijojnë të zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, të vlerësuara të një natyre të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës së autoriteteve kontraktore, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin, ose të lidhura ngushtësisht me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, janë:

-Blerje artikuj ushqimorë (kryesisht për spitale, institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, shtëpitë e fëmijëve, shtëpitë e të moshuarve, qendra sociale, e të tjera të kësaj natyre);

-Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi, katering (kryesisht për spitale, institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, institucione të Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura, e të tjera të kësaj natyre);

-Shërbime të dezinfektimit, të ambienteve të brendshme dhe të jashtme (autoritetet kontraktore zbatuese të VKM-së 82/2018);

-Shërbim pastrimi, të ambienteve të brendshme dhe të jashtme (autoritetet kontraktore zbatuese të VKM-së 82/2018);

-Blerje materialesh të ndryshme për pastrim (autoritetet kontraktore zbatuese të VKM-së 82/2018);

-Shërbimi i lavanderisë (spitale);

-Riparim e mirëmbajtje e sistemit ngrohje-ftohje (kryesisht për spitale);

-Shërbime mirëmbajtje të domosdoshme objekti ndërtimor (kryesisht për spitale);

-Blerje uniforma (për personelin e shërbimit të urgjencës mjekësore dhe Policisë së Shtetit);

-Riparim e mirëmbajtje e automjeteve (kryesisht për spitale, institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, institucione të Policisë së Shtetit, e të tjera të kësaj natyre);

-Blerje karburant, për automjete, për ngrohje dhe për mjete lundruese (kryesisht për spitale, institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, institucione të Policisë së Shtetit, e të tjera të kësaj natyre);

-Botime, printime dhe materiale shtypshkrimi (kryesisht për spitale, institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, institucione të Policisë së Shtetit, e të tjera të kësaj natyre).

Për objektet e tjera të prokurimit është pezulluar vijimi i mëtejshëm i procedurave të prokurimit nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, deri në një njoftim të dytë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE