Transmetuar më 07-04-2020, 13:44
Foto ilustruese

Dy persona të cilët dolën pa leje dhe jashtë orarit të lejuar në kushtet e masave të marra prej emergjencës së koronavirusit, e kanë pësuar nga policia e Beratit.

Kështu u bë arrestimi në flagrancë i Dorian Ruçit, 33 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë Arben Peshtanaku, 49 vjeç.

Masat ndaj tyre janë marrë pasi janë konstatuar nga punonjësit e policisë duke lëvizur pa mjet identifikimi, jashtë orarit të lejuar të lëvizjes dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit për në komisariat.

Ruçi kundërshtoi efektivët me dhunë, duke bërë që të arrestohet. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE