Transmetuar më 07-04-2020, 11:40

Digjet gjatë natës një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë. Bëhet fjalë për lokalin e bashkëshortit të deputetes së opozitës së re, Enada Kapllani.

Lokalit në pronësi të Alban Kapllanit, dyshohet ti jetë vënë zjarri në orët e vonat mbrëmjes së të hënës.

Gjatë shoqërimit në polici, Kapllani ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, duke mos dhënë shpjegime mbi zjarrin.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, nga ana e policisë, teksa dyshohet se ngjarja është e qëllimshme.

Kujtojmë se Enada Kapllani hyri në Kuvend pasi opozita dogji mandatet, ndërkohë që ishte pjesë e listave fundore të Lëvizjes Socialiste për Integrim. /a.y/noa.al