ISHP del hapur kundër Ramës: Dilni me maska në rrugë!
Transmetuar më 07-04-2020, 11:12

Instituti i Shëndetit Publik del publikisht kundër deklaratave të shumëpërsëritura të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar mbajtje maskash në publik.

Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë, Instituti i Shëndetit Publik, bëri apelin që shihni në video më poshtë te sekondat e fundit: "Është shumë e rëndësishme të mbahen këto masa: Të mbahet maskë kur shkojmë në supermarkete, në mjedise të grumbulluara dhe të mbahet distanca midis njëri-tjetrit".

Sipas saj nëse veprohet kështu do të ulet kurba e infektimit dhe do të rifillohet më shpejt jeta normale.

Deklarata e Binos mbi maskat u censurua në komunikatën zyrtare që shpërndau për mediat.

Është e paqartë pse po dilet me dy qëndrime të ndryshme. Disa thonë se deklaratat e Ramës vinin nga mungesa e maskave nnëshitje. Kurse deklarata e Binos vjen pasi dje në shumë farmaci kishte furnizim me maska, me çmime nga 150 deri 1500 lekë.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 Silva BinoInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Mardi 7 avril 2020

Bino pohoi se, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.

Siç e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. /noa.al/

Loading...