Transmetuar më 06-04-2020, 21:59

Shuhet në moshën 71 vjeçare, trajneri i njohur serb Radomir Antic.

Antic, ndërroi jetë gjatë ditës së sotme pas një sëmundjeje të gjatë.

Lajmi është bërë i ditur nga “The Sun”.

Antic, është i vetmi që ka drejtuar tre skuadrat e njohura spanjolle: Real Madrid, Atletico Madrid dhe Barcelona.

Suksesin më të lartë e pati te skuadra e Atletico Madrid, me të cilët fitoi “La Ligan” dhe “Copa del Rey”, në sezonin 1995/96.

“Familja e Atletico Madrid është në zi për vdekjen e Radomir Antic, një prej trajnerëve tanë legjendarë. Do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe”, shkruhet në llogarinë zyrtare të klubit./a.k/noa.al/