Transmetuar më 06-04-2020, 19:03

Britania e Madhe ka regjistruar shifra tronditëse nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. 439 persona kanë ndërruar jetë duke e çuar totalin në 5,373.

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 3,802 raste të reja me Covid-19 duke e çuar totalin e përgjithshëm të të infektuarëve në 51,608.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin në Angli, të cilët ishin mes moshës 35-106 vjeç, ndërkohë që 15 prej tyre nuk kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

Vetëm 135 persona janë shëruar dhe rikthyer në shtëpi dhe për fat të keq 1,559 të tjerë ndodhen në gjendje kritike./a.m/noa.al