Transmetuar më 06-04-2020, 10:25

Në tregun e Kombinatit, i cili ishte kthyer në “njollën e zezë” të tregjeve në këto ditë të emergjencës së koronavirusit,

për shkak të dyndjes së qytetarëve nga sot do të hyhet dhe dilet nëpërmjet tunelit dezinfektues.

Në këtë treg janë përqendruar forca të policisë dhe Ushtrisë, ku kushdo që do të hyjë do të kalojë në tunelin dezinfektues dje nuk do të lejohet pa maska dhe doreza.

Po ashtu po mbahet nën kontroll edhe respektimi i distancës nga 1-2 metër.

Qytetarët tashmë po detyrohen të respektojnë radhën dhe distancën. /a.y/noa.al