Transmetuar më 06-04-2020, 09:15

Këngëtari nga Kosova Ermal Fejzullahu në një lidhje direkte me emisionin “E diell” foli për jetën në karantinë dhe dobitë që kishte pas këtyre ditëve të izolimit.

Këngëtari tha se edhe pse i ka munguar puna dhe publiku ka shijuar në maksimum kohën me familjen tij.

I pyetur se nga çka ka hequr dorë pas kësaj pandemie ai u përgjigj: “Kam hequr dorë nga alkooli, nuk kam pirë asnjë gotë verë këto ditë, dhe për këtë arsye po ndihem më i shëndetshëm”.

Po ashtu ai shtoi se është bërë shumë i “devotshëm” ndaj punëve të shtëpisë, pasi është marrë me rregullimin e disa orendive dhe pajisjeve shtëpiake./b.l/noa.al/