Transmetuar më 05-04-2020, 23:26

Pavarësisht situatës globale të koronës, në Taxhikistan dhe Bjellorusi, dy ish republika sovjetike, nuk kanë ndërmend të ndalen. Në thuajse në çdo shtet të globit aktivitetet janë pezulluar, por në shtetin e Azisë Qendrore, Taxhikistan, ka vijuar sezoni futbollistik, me finalen e Superkupës ndërmjet Istiklol dhe Huxhand. Po ashtu vijojnë normalisht ndeshjet plot me tifozë në Bjellorusi.

Në Taxhikistan ndeshja u luajt ndërsa qeveria ende nuk ka konfirmuar raste të prekurish. Gjithësesi, Taxhikistani i ka mbyllur kufijtë dhe nuk lejon as hyrjen dhe as daljen nga vendi.

As Bjellorusia nuk i ka pezulluar aktivitetet sportive. Përpos futbollit, ku në elitë aktivizohen edhe dy shqiptarët Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku, edhe kampionati bjellorus i hokejit në akull vijon normalisht, pavarësisht 440 rasteve të konfirmuara me koronë.

Presidenti Lukashenko, fundjavën e kaluar, pasi ndoqi një ndeshje hokeji mes tifozëve, deklaroi: “Më mirë të shuhemi në këmbë se të jetojmë në gjunjë”.