Transmetuar më 05-04-2020, 22:59

Skënder Kurti u nda nga jeta sot pasdite në spitalin Infektiv në QSUT, ku kishte rreth tre javë që gjendej nën terapi intensive.

Renato, djali i ish- kampionit të boksit Skënder Kurti, ka gjetur forcën të shkruajë disa fjalë për babanë e tij, i cili ditën e sotme u nda nga jeta si pasojë e koronavirusit.

“Qofsh i xhenetit shoku im më i ngushtë, baba im! Zoti të mirët i merr për vete, paç dheun e lehtë, bab me ty ka vdekur edhe gjysma ime sot. S’ndahesh dot nga zemrat tona. Do jetosh me mua në krah në shpirtin tim derisa të bashkohemi”, shkruan ai.

Renato ka ndjekur rrugën e babait të tij, ai është trajner i i Tiranës për moshat e vogla.

Ish-kampioni i boksit, Skënder Kurti, ka punuar si trajner boksi për rreth 30 vite.

Kurti ishte trajneri i parë i kombëtares dhe ekipit kampion të Tiranës.

Kurti është viktima i njëzetenjëtë që humb jetën nga COVID-19 në vendin tonë. /a.k/noa.al/