Transmetuar më 05-04-2020, 21:16
Edhe pse në moshën 35-vjeçare, ylli portugez Cristiano Ronaldo po tregon se se nuk e ka ndërmend të bjerë fizikisht.
Në një video të publikuar së fundmi, në rrjetet sociale, sulmuesi i Juventusit ka hapur një sfidë të re që ka të bëjë me ushtrime fizike.
Në video shihet se ai realizon 142 pompa për 45 sekonda, çka e bën atë një ‘bishë’ të vërtetë.
“Ju ftoj të gjithëve në këtë sfidë për të qenë aktivë”, shkruan Cristiano Ronaldo krahas videos, i cili është duke respektuar karantinën.
Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/