Transmetuar më 05-04-2020, 20:27

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit shkodran të humorit, Gëzim Kruja.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Basha shpreh ngushëllime për aktorin që i dha shumë buzëqeshje shqiptarëve në ditë të vështira.

Më tej lideri opozitar shprehet se njerëz si Gëzim Kruja mbesin përjetë mes nesh me dhuntinë për të vënë buzagaz e për të parë më të mirën dhe në kohë të vështira apo kohë sprovash.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Gëzim Krujës, artistit të madh shkodran të humorit që na fali buzëqeshje në ditë të vështira, e sot me dhimbje duhet ti themi lamtumirë.

Njerëz si ai mbesin përjetë mes nesh me dhuntinë për të na vënë buzagaz e për të parë më të mirën edhe në kohë vështirësish e sprovash.

Ngushëllime familjes Kruja, miqve dhe kolegëve të tij artistë. U prehtë në paqe”, shkruan Basha./a.k/noa.al/