Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Transmetuar më 05-04-2020, 16:10

Qendra e presionit të ulët atmosferik e spostuar në detin Egje vazhdon të influencojë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës duke reflektuar mot të paqëndrueshëm. Këtë të diel 5 prill, moti karakterizohet nga vranësira mesatare shtresore të pasuara nga reshje të pakta në Juglindje dhe Verilindje. Temperaturat në zonat malore janë midis 3 deri 10 gradë celsius, në të ulëtat, 10 dhe 18 dhe në bregdet, 12 e 18°C.

Për fillimin e javës, e hënë 6 Prill 2020 parashihet një mot me kthjellime në zonën veriperëndimore dhe vranësira mesatare në Jug dhe Juglindje, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-12m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  4/12°C

Zonat e ulëta  8/21°C

Zonat bregdetare 10/19°C

Më poshtë ju njohim me parashikimin e motit për javën që presim përpara.

Kryefjala e javës që presim përpara do të jetë moti i kthjellët dhe orët me diell për të cilat të gjithë kemi nevojë në këto ditë të vështira. Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata kjo falë depërtimit të një qendre të presionit të lartë që do të vendoset në Evropën qendrore.

Përjashtim të lehtë bënë dita e Hënë e cila do të ketë vranësira kalimtare, por do të jenë më tepër të përqendruara në zonën e jugut pasi në atë të qendrës dhe atë të veriut do të shpërbehen deri në orët e mesditës.

Më pas duke nisur nga dita e Martë deri dhe ditën e Premte (por edhe më tej) moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Për tu theksuar se orët e mëngjesit do të jenë relativisht të freskëta ndërsa ato të mesditës do të pësojnë rritje graduale me vlera që parashikohen të arrijnë deri në 25-27 gradë Celsius ditën e Premte. /noa.al/

Loading...