Ndarja nga jeta e Gëzim Krujës, reagon presidenti Meta: Lajm trishtues. La pas një trashëgimi të vyer artistike
Transmetuar më 05-04-2020, 13:22

Mjeshtri i madh i humorit shqiptar, Gëzim Kruja u nda nga jeta sot, në moshën 80-vjecare.

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, të afërmit dhe të gjithë qytetarët e Shkodrës për humbjen.

Në një shkrim në Facebook, Meta e cilëson si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar që la pas trashëgimi të vyer artistike.

“Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues.

Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme”, shkroi Meta./noa.al

Loading...