Transmetuar më 05-04-2020, 08:33

Moderatorja dhe aktorja Jonida Vokshi është në pritje të një fëmije. Ajo dhe bashkëshorti Besnik do të bëhen prindër të një vajze.

Jonida është treguar e hapur për detajet e shtatzënisë, por nuk ka zgjedhur të zbulojë para se të vijë në jetë emrin e fëmijës që do ta bëjë nënë për herë të parë.

Megjithatë, në një intervistë për ‘Prive’ konfirmoi se do të jetë i shkurtër, me 3 shkronja dhe që të shqiptohet pothuajse në të gjitha gjuhët e botës.

Pandemia e koronavirusit e ka ndihmuar që të mendojë për projektet e ardhshme. Për këtë arsye, do e ketë më të lehtë të kthehet në detyrë kur të marrë fund e gjithë kjo.

Jonida zbuloi se emisionin vazhdon ta transmetojë nga shtëpia nëpërmjet teknologjisë së avancuar, ndërkohë që televizionit do ti kthehet sapo të sjellë në jetë vajzën./a.m/noa.al